FOTOT/ I armatosur ‘gjer në dhëmbë’ ish-ushtaraku belg kërcënon mjekë e qeveritarë

20/05/2021 20:05

Një ish-ushtarak i rrezikshëm belg ka kërcënuar mjekët dhe qeveritarët, sepse nuk është dakord me masat e vendosur për shkak të pandemisë.

Prej dy ditësh, ai është në ndjekje nga policia, pasi ka thënë se “do të luftojë  ‘për jetë a vdekje’ për virologët, që kanë marrë gjithçka prej nesh”.

Togeri 46 vjeçar, Jurgen Conings, ka dezertuar nga kazermat e tij prej të hënës, i armatosur mes të tjerash me katër raketa-lëshues, automatikë e pistoleta, pas kërcënimeve që ka bërë ndaj krye-virologut belg, Marc Van Ranst, i cili ka drejtuar reagimin e qeverisë belge ndaj pandemisë së koronavirusit.

Rreth 400 ushtarë e policë belgë të armatosur rëndë ishin dislokuar në pyllin Hoge Kempen në verilindje të vendit pranë kufirit me Holandën.

Forca sigurie gjermane e holandeze iu bashkuan atyre teksa helikopterë e mjete të blinduara iu bashkuan gjuetisë në parkun kombëtar prej 12,000-hektarësh për “radikalin e djathtë të rrezikshëm”, siç njihet tashmë Conings nga mediat kryesore.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA