Analisti Andi Bushati thotë se në reagimin e tij ish-kryeministri Sali Berisha duket sikur është tradhtuar nga partia e tij, ndërsa shton se sot asnjë nuk i ka dalë në mbrojtje.

I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Bushati shprehet se reagimi i Berishës sot pas vendimit të DASH ishte sikur t’ia kishte shkruar Basha deklaratën dhe jo ai vetë.

Bushati: Për mendimin tim të dyja palët bëjnë teatër se DASH ka 6 vjet që na rrokanisin kokën me SPAK dhe i kanë të gjitha të vetat. Po të kenë fakte ta çojnë në burg.

Më bën përshtypje Berishës i kanë thënë gjëra shumë më të vogla sesa kaq dhe ka qenë më agresiv. Më bëri përshtypje të reagimi i Berishës sikur t’ia kishte shkruar Basha deklaratën dhe jo ai vetë. Berisha në reagimin e tij duket si një njeri i tradhtuar nga partia e tij. Gati i lutet DASH, shiko se mos ndoshta je ngatërruar.

S’ka një njeri sot nga PD të mbrojë Berishën dhe kjo është evidente. Berisha e ka kuptuar qartë lojën që po bëhet. Nëse këta (SHBA) janë të interesuar për demokraci në Shqipëri këta flisnin në 2011 kur njerëzit vriteshin në rrugë.

Këtë vendim e lexoj si shantazh për opozitën se kanë gjetur një qofte në krye të opozitës. Nëse sot themi që PD ka qenë një parti nën Sali Berishën që ka bërë një shtet korruptiv dhe ka minuar demokracinë kjo është ti vësh kryqin PD-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA