Qindra kilogramë kokainë janë kapur në Lipjan të Kosovës pasditen e sotme në një kamion që mbante produkte mishi.

Bahri Shala, kreu i Drejtorisë së Anti Drogës tha për Top Channel se sasia e kapur e kokainës është  300-400 kilogramë.

Duke qenë se operacioni ishte në zhvillim, u raportua paraprakisht se sasia e kokainës ishte në masën 2.2 ton. Vendi ku është sekuestruar kokaina është në hyrje të qytetit të Lipjanit në afërsi të stacionit të zjarrfikësve.

Kamioni i kuq me targë 01 263 ODME me këtë sasi kokaine ka qenë fillimisht në Durrës duke kaluar përmes pikës kufitare të Vermicës, ndërsa nuk dihet se cili ka qenë destinacioni përfundimtar i tij dhe kush fshihet pas kësaj sasie të madhe droge.

Operacioni u krye në bashkëpunim me policinë shqiptare, kosovare dhe atë italiane, ku pala shqiptare për 15 ditë e kishte mbajtur në vëzhgim që nga ardhja në portin e Durrësit.

 

Kjo është hera e tretë e kapjes së një sasie të madhe me kokainë që lidhet me portin e Durrësit.

Më herët në Prill u kapën 143 kg kokainë në Portin e Durrësit , ndërsa po ashtu u kapën edhe në 1 prill një tjetër sasi prej 49 kg kokainë, në pronësi të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt ky i fundit i dënuar për trafikimin e 613 kg kokainë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA