Erdogan kërkon ndihmën e Papës për t’i dhënë fund ‘masakrës’ së palestinezëve, kërkon sanksione ndërkombëtare

17/05/2021 21:43

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka diskutuar sot përshkallëzimin e situatës në Rripin e Gazës me Papa Françeskun, duke nxitur kryepriftin të ndihmojë në ndalimin e ‘masakrës’ së palestinezëve nga Izraeli.

Në telefonatën e liderëve të mbajtur sot në javën e dytë të konfliktit të rëndë në Gaza, Erdogan bënte me faj Tel Avivin për përkeqësimin e konfliktit.

“I gjithë njerëzimi duhet të bashkohet duke dënuar Izraelin për mizorinë e tij. Palestinezët do të jenë objekt masakre deri kur komuniteti ndërkombëtar të japë dënesën e tij ndaj Izraelit me sanksione”, tha mes të tjerash Erdogan.

Presidenti turk gjithashtu ngriti lart thirrjet e Papa Franceskut për fundin e konfliktit, duke thënë se influenca e Papës “ka qenë me një rëndësi të madhe për mobilizimin e botës kristiane dhe të komunitetit ndërkombëtar”.

Papa Françesku ka folur hapur për konfliktin që deri tani ka lënë të vdekur 200 palestinezë, duke përfshirë të paktën 58 fëmijë. Pala izraelite thotë se 10 civilë janë vrarë nga raketat e Hamas që prej nisjes së zjarrit.

Të dielën Françesku e përshkruante numrin e vdekjeve në rritje si një “paralajmërim i tmerrshëm e i papranueshëm”, se konflikti mund të dalë jashtë kontrolli.

 “Në këto ditë, përplasjet e dhunshme të armatosura mes Rripit të Gazës e Izraelit, rrezikojnë të degjenerojnë në një spirale të pakontrolluar vdekjeje e shkatërrimi”, tha Papa.

Ashtu si dhe Turqia, kryeprifti ka qenë në kontakt me Iranin, një tjetër vend që ka shprehur hapur mbështetjen e tij për Palestinën. Sot Papa mbajti një takim me ministrin e jashtëm iranian Javad Zarif, i cili po viziton Italinë, por deri tani nuk janë publikuar detaje nga takimi.

 Republika islamike e Iranit dënon fushatën e re të agresionit brutal të regjimit sionist, kundër popullit të pambrojtur të Palestinës dhe Rripit të Gazës, që ka shkaktuar martirizimin e dhjetra civilëve të pafajshëm, duke përfshirë gra e fëmijë, si dhe shkatërrimin e dhjetra ndërtesave rezidenciale”, tha dje zëdhënsi i ministrisë së jashtme të Iranit, Saeed Khatibzadeh.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA