Përmes një deklarate të ministrisë së jashtme, Kosova e bëri të qartë se në cilën anë rreshtohet në konfliktin mes izraelitëve e palestinezëve, i cili shpërtheu sërish duke i dhënë fund një periudhe qetësie.

Në deklaratë thuhet se “Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin të mbrojë popullin e tij kundër 2,000 raketave të shkrepura ndaj civilëve, vetëm nga Hamasi”. Ky ishte reagimi i parë zyrtar i Kosovës, që prej përshkallëzimit të dhunës mes Izraelit dhe grupit militant që udhëheq me Rripin e Gazës. Në reagimin e ministrisë së Jashtme të Kosovës thuhet se Hamasi po i mban civilët palestinezë si pengje të luftës së tij, ndërsa bëhet thirrje për ndalimin e dhunës dhe arritjen e një zgjidhjeje paqësore.

Vetëm disa javë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit shkurtin e këtij viti, Kosova hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Jerusalem, vendi i tretë pas SHBA-së dhe Guatemalës që e hidhte një hap të tillë.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës u tha atëherë se vendosja e selisë së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem bazohej në Marrëveshjen e Washingtonit të 4 shtatorit 2020, ku zyrtarizohet njohja e ndërsjelltë mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit dhe zotimit të qeverisë së Kosovës ndaj qeverisë izraelite dhe administratës amerikane si dhe veprimet e ndërmarra nga 1 shkurti.

Palestina ndërkohë nuk e njeh Kosovën, por e konsideron pjesë të Serbisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA