Sonda kineze zbret me sukses në sipërfaqen e planetit Mars

15/05/2021 15:33

Kina njoftoi uljen me sukses të një sonde në sipërfaqen e planetit Mars. 

Roboti me 6 rrota Zhurong  zbriti siç ishte plani në  një terren të gjerë të njohur me emrin Utopia Planitia në hemisferën veriore të planetit të kuq ku besohet se dikur ka pasur një oqean dhe sot gjenden formacione akulli në thellësi. Gjatë uljes mjeti kinez përdori kapsulën mbrojtëse, një parashutë dhe platformë rakete.

Duke marrë parasysh vështirësinë e këtij operacioni, ulja u cilësua e suksesshme.  Deri tani sipas BBC vetëm amerikanët cilësohen si mjeshtra të zbritjes në Mars. Të gjithë vendet e tjera kanë dështuar në përpjekjet e tyre, duke përplasur mjetet ose duke humbur kontaktin me sondat pas zbritjes në  planetin e katërt të sistemit tonë diellor

E vendosët vendin tonë në nivelet më të përparuara të eksplorimit ndërplanetar thotë në mesazhin e tij të urimit presidenti kinez. Por urimet nuk kanë munguar as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga vetë kreu i departamentit të shkencës në NASA, i cili tha se me këtë arritje shpreson që së bashku me  komuniteti global shkencor ky mision do të kontribuojë që njerëzimi të mësojë më shumë mbi planetin e kuq.

Me Zhurongun në Mars, shkencëtarët kinezë do mbledhin të dhëna gjeologjike përgjatë 90 ditëve marsiane, ku një e tillë zgjat 24 orë e 39 minuta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA