Pasi të gjithë panë takimin tresh me Olën dhe Antonelën, Çimi rrëfen si u ndje: Kisha aq frikë, sa…

14/05/2021 14:51

Në episodin e djeshëm të “Për’puthen”, u transmetua për herë të parë një takim tresh mes Shkëlqimit, Antonelës dhe Olës.

Një ditë më pas, Çimi rrëfen në “Shqipëria live” se takimi shkoi mirë, por ndihej i frikësuar. “Në takim u ndjeva shumë mirë. Nuk e dija që Ola do të vinte. Kisha aq frikë se mos ndodhte gjë, sa doja të thosha kam punë dhe më duhet të iki”.

Midis dy vajzave, Shkëlqimi tregoi se ka më shumë pëlqim për Antonelën dhe i dhuroi asaj një xhaketë tradicionale me fije ari, të punuar nga një artizan i Krujës, vendlindjes së tij. Por, në “Shqipëria live”, Çimi u shpreh pesimist, kur tha se nuk e sheh veten me asnjë nga vajzat. “Edhe koha nuk premton më. Unë e di sa pëlqime të forta ka pasur Antonela (duke iu referuar Mevlanit), nuk do ketë diçka mes nesh”.

Sipas tij, Antonela e ka pëlqyer vërtet Mevlanin dhe nuk e di nëse ende e ka atë ndjesi. Por, Mevlani dhe Ledjana, është çifti më perfekt, që është krijuar në “Për’puthen”, shprehet konkurrenti.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA