Një operacion antidrogë është zhvilluar, pasditen e sotme në Tiranë, si rezultat i të cilit u sekuestrua 1 kokainë dhe u arrestuan 3 persona, mes tyre edhe transportuesi, efektiv i RENEA-s.
“Top Channel” mëson se efektivi i rënë në pranga është Xhulio Lici (në foto), ndërsa dy të arrestuarit e tjerë janë Ded Nimani, Luan Gaçi.
Bëhet me dije se efektivi Lici ka qenë në vëzhgim dhe përgjim nga forcat e policisë prej disa kohësh. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin Nimani dhe Gaçi merreshin me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Ata blinin kokainë në sasi 1 deri në 2 kilogramë, dhe më pas e shisnin atë në zona të ndryshme të Tiranës, si dhe në kufi me qarkun e Durrësit.
Pasditen e sotme, në aksin rrugor Tiranë -Durrës, rruga e vjetër në zonën e Ndroqit, Ded Nimani dhe Xhuljo Lici janë kapur në flagrancë së bashku me shtetasin Luan Gaçi me një pako lëndë narkotike kokainë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike me peshë totale 1 kilogramë e 88 gramë, dy automjete, pesë aparate celular dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Top Channel