Egjipti, Rusia: Armëpushimi i Hamas me Izraelin duhet të përfshijë Jeruzalemin (fotot)

14/05/2021 15:42

Hamas ka reguar sot ndaj thirrjeve të Egjiptit e Rusisë për ndërmjetësimin e armëpushimit në Gaza, duke thënë se në të duhet të përfshihet dhe Jeruzalemi Lindor, ku forcat izraelite sulmuan besimtarët palestinezë në xhaminë e al-Aqsa, në fillim të konfliktit të rëndë.

Televizioni palestinez al-Quds TV, duke cituar rrjetin izraelit Channel 12 tha se Tel Aviv-i kishte refuzuar ofertën e Rusisë për armëpushim të mbikqyrur nga Egjipti, pasi Hamas insistonte në përfshirjen e qytetit të shenjtë në iniciativë.

Saleh Aruri, lideri i Hamas në ekzil, tha për rrjetin me bazë në Londër, al-Araby se grupi i tij refuzoi ofertën e armëpushimit tre-orësh për të lejuar negocjatat e armëpushimit të plotë.

Ai tha se Egjipti, Katari e Kombet e Bashkuara janë në krye të përpjekjeve të paktit.

Ndersa e përditshmja izraelite Haaretz, duke cituar burime ushtarake, tha se ushtria izraelite po tentonte kufizimin e operacioneve në Gaza për t’u fokusuar në situatën e rëndë të brendshme në qytetet e përziera izraelito-arabe të Lod, Bat Yam, Acre e të tjera.

FOTO GALERI
2/25
Raketa (majtas) shihet duke rene ne ndertesen ne Gaza

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA