Një hetim ka nisur në Indi pasi 18 elefantë u gjetën të vdekur në xhungël, të dyshuar se janë goditur nga rrufeja.
Në pamjet shokuese nga vendndodhja shiheshin kafshët gjigande vendase, duke përfshirë dhe pesë këlyshë, të shpërndara në token e xhunglës para vendasve të tronditur.
Tufa e vdekur u gjet në rezervatin kodrinor Kandali në veri lindje të krahinës Assam.
Autoritetet indiane thonin se hipotezat më të besueshme për shkaqet janë helmi ose rrufeja.
Grupi i veterinerëve shiheshin në vendngjarje sot bashkë me ministrin e pyjeve dhe mjedisit të krahinës Assam, Parimal Shuklabaidya.
Ministri konfirmoi se trupat e kafshëve janë dërguar për ekzaminime teksa idetë paraprake sugjerojnë se shkaku është rrufeja.
“Është një incident shumë i trishtë, nuk ka ndodhur ndonjëherë në pyllin e Assam,” tha ai.
“Gjatë shirave të sotme ka pasur rrufe dhe pemë të djegura në pyll prej tyre”, shtoi ai.
Ndërsa aktivisti i njohur mjedisor vendas Soumyadeep Datta, tha se shkaqet mund të kenë qenë të tjera.
“Helmimi mund të jetë shkaku i vdekjes së elefantëve, por duhet të presim për rezultatet e autopsisë,” shtoi Datta për rrjetin AFP.
India është shtëpia e rreth 30,000 elefantëve, që është rreth 60 përqind e popullatës aziatike të tyre.
Vitet e fundit ka pasur incidente në rritje të vrasjes së elefantëve nga vendasit prej zvogëlimit të habitatit dhe luftës për territor me njerëzit.
Top Channel