Aeroplanët ushtarakë të Izraelit godasin ndërtesën 14-katëshe në Gaza, shembet në pak sekonda (VIDEO)

14/05/2021 14:26

Ky është momenti kur kamerat e mediave botërore filmojnë shembjen e një ndërtese 14 katëshe në Gaza.

Një korrespondent nga Lindja e Mesme, ka bërë të ditur për mediat ndërkombëtare se aeroplani luftarak i izraelit F-16 shkrepi nëntë raketa mbi kullën Al-Sharouk.

Kjo ndërtesë dikur kishte shërbyer si “shtëpi” e disa mediave dhe kishte shumë lokale afariste e apartamente.

Më poshtë, video nga momenti i bombardimit dhe shembjes së kullës, ku në pak sekonda kjo ndërtesë bëhet rrafsh me tokën!

FOTO GALERI
2/12

Top Channel