Nuk janë të pakta këngët që në kohën e pandemisë së Covid-19 janë kthyer në sfida vallëzimi. Njëra nga këto është edhe Jeruzalema e afrikano jugorit, Master KG.

Nisma synon të ngrejë humorin e publikut në një kohë kur vendet evropiane po përballen me krizën e tejzgjatur të koronavirusit.

Dhe si shumë vende apo organizata, apo stafe të tjera në botë, kësaj sfide ju bashkua edhe stafi i Top Media, ku sikurse shihet edhe nga pamjet, të veshur me të bardha ata kërcejnë nën ritmet e këngës Jeruzalema.

Çfarë simbolizon kënga Jeruzalema?

Kjo këngë është në gjuhën IsiZulu, një nga 11 gjuhët nacionale të Afrikës së Jugut dhe është një lutje ndaj Zotit për ta dërguar këngëtarin në qytetin e shenjtë të Jeruzalemit.

Fillimisht kjo këngë nisi si një sfidë vallëzimi në shkurtin e vitit 2020, teksa izolimi nga COVID-19 bllokoi pothuajse tërë botën. Ishin një grup prej 6 miqsh, katër meshkuj e dy gra, në Angolë, të cilët regjistruan veten duke vallëzuar nën tingujt e këngës, teksa hanin ushqim.

Shumë shpejt ky vallëzim u bë i famshëm nën etiketimet #Jerusalemachallenge apo #Jerusalemadancechallenge pasi video të ngjashme u shfaqën nga Evropa, Amerika Veriore e ajo Jugore.

Më pas ishte zyra e policisë federale në Zvicër, ajo që pasoi sfidën, duke postuar një montazh të oficerëve të saj që kërcenin në vende të ndryshme nën ritmet e Jerusalemas, njëkohësisht duke sfiduar edhe forcat e tjera të policisë në të gjithë Evropën, duke e quajtur atë, #JerusalemaChallenge.

Challenge, u pranua nga Garda, shërbimi policor kombëtar në Irlandë, ndërsa edhe forcat irlandeze nuk kanë mbetur pas, të cilët kishin zgjedhur të kërcenin në mes të peizazheve mahnitëse.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA