Pasi humbi të gjithë sezonin me Liverpoolin për shkak të atij dëmtimi në derbin ndaj Evertonit 18 tetorin e kaluar, Virgil Van Dijk nuk do jetë pjesë as e Europianit të kësaj vere me përfaqësuesen holandeze dhe do të jetë pikërisht ai mungesa e madhe e kombëtares portokalli.
Ndërhyrja makabre e portierit të Everton Jordan Pickford ende nuk është lënë pas nga gjigandi i prapavijës së Liverpoolit i cili për të zbritur sërish në fushë duhet të presë sezonin e ardhshëm.
Objektivi i 29-vjeçarit ishte rikuperimi për Euro 2020, por, për fat të keq, nuk ia ka dalë dot.
“Fizikisht e ndjej që është vendimi më i mirë që të mos marr pjesë në Euro 2020. I gjithë fokusi im do të jetë të filloj fazën time të fundit të rikuperimit në fazën përgatitore me Liverpool, që të jem gati për sezonin e ri“, deklaroi një nga mbrojtësit më të fortë në planet.
Liverpooli e ka vuajtur shumë mungesën e Van Dijk në këtë sezon me skuadrën e Jurgen Klopp që mbrojtjen e ka patur pikën më të dobët pa holandezin dhe me shumë gjasa do të mbetet jashtë Champions Leagues për sezonin e ardhshëm.
Top Channel