Besimtarët mysliman kanë falur namazin e Fitër Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Në ambientet e brendshme të xhamisë, falja e namazit është bërë me respektim të masave anti- covid, e të gjithë të pranishmëve u është kërkuar që namazin e sabahut ta falin në shtëpitë e tyre.

Myftiu Naim Tërnava ka uruar besimtarët dhe është lutur që agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit t’u pranohet nga Zoti dhe ka bërë apel për kujdes ndaj njëri- tjetrit gjatë vizitave familjare, duke rikujtuar përgjegjësinë e secilit ndaj shëndetit publik.

Ndërsa qytetarët janë lutur për paqe dhe përfundim të pandemisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA