Telashe për Stefano Piolin në këtë fund sezoni.
Dëmtimi që Zlatan Ibrahimovic pësoi në gju në fitoren madhështore 0-3 ndaj Juventusit në Allianz Stadium ka rezultuar më i rëndë sesa parashikohej dhe gjigandi suedez ka ngritur kështu flamurin e bardhë për sfidat ndaj Torinos, Cagliarit dhe Atalantës, duele deçizive këto për Milanin në garën për një vend në zonën Champions.
Ibrahimovic e ka mbyllur para kohe këtë sezon dhe do të jetë një mungesë e madhe për Milanin në 3 ndeshjet e fundit duke patur parasysh rëndësinë që ai ka në skuadër. Në 27 ndeshje me kuqezinjtë në të gjitha kompeticionet gjatë këtij sezoni, Ibra ka arritur të realizojë plot 17 gola. Nga dëmtimi i pësuar në sfidën ndaj Juventusit, 39-vjeçari rrezikon të dhumbasë edhe debutimin me Suedinë në Euro 2020.
Përfaqësuesja skandinave bën pjesë në grupin E së bashku me Spanjën, Sllovakinë dhe Poloninë me Ibrën që do të humbasë me siguri duelin e 14 qershorit ndaj La Rojas me shpresën për të qenë gati për takimin e dytë në grup atë ndaj Sllovakisë në 18 qershor, në rastin më të keq shpreson të luajë ndaj Polonisë më 23 qershor.
Top Channel