23/12 22:18
Shtetet nga e gjithë bota kanë bërë thirrje për qetësi, pas sulmeve pa pushim dhe të ndërsjellta mes Izraelit dhe Palestinës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nxitur Izraelin dhe Palestinën të ulin tensionet sa më shpejt që është e mundur. Dhuna u përshkallëzua të hënën në mbrëmje pasi Palestina lëshoi raketa drejt Jeruzalemit.
Si kundërpërgjigje, ushtria e Izraelit zhvilloi sulme ajrore kundër palestinezëve në Rripin e Gazas. Zyrtarët palestinez të shëndetësisë në Gaza thanë se 22 persona, përfshirë fëmijë kanë ndërruar jetë. Ndërkohë ushtria izraelite thotë se 15 anëtarë të grupit Hamas që drejtojnë Gazën janë vrarë.
Top Channel