
Covid 19 përvçse na mori shumë mjekë gjatë këtij viti , na ka ndëshkuar edhe në numrin e mjekëve të rinj që dalin nga Universiteti i mjekësisë.
Studimet e specializuara për vitin 2020-2021 të cilat sapo kanë nisur po i ndjek një numër më i reduktuar specializantësh.
Arben Gjata rektor i Universitetit të Mjekësisë Tiranë: Shumë prej tyre nuk mbyllen dot temat e diplomës në kohë se nuk hynin dot në kohë .Të tjerë nuk preferonin degët dhe kanë zgjedhur të presin një vit.
Që të ndjekësh studimet e specializuara në Mjekësi duhet të kesh një nivel shumë të lartë të njohjes së gjuhës angleze .
Janë gjithsej 190 mjekë të cilët kanë nisur specializimet .Por ndërkohë kanë disa kuota edhe disa ministri për nevojat që kanë siç janë ajo e Mbrojtjes, Drejtësisë dhe shëndetësisë. Specializantët që përfitojnë këto kuota edhe paguhen nga ministritë .Por Ministria e mbrojtjes këtë vit e ka hequr edhe pagesën për 20 kuotat e saj.
Top Channel