Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ka theksuar se takimi i Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian ka qenë i frytshëm.
Ai thotë se perspektiva e Ballkanit Perëndimor për në BE është e padiskutueshme dhe se duhen nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Në Këshillin e Punëve të Jashtme për Komisionin Evropian sot ishte një diskutim i mirë për Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar se perspektiva e rajonit në BE është e padiskutueshme dhe angazhimi për të rritur më tej angazhimin. Nevoja për të filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë“, shkruan Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian.
Top Channel