Barack Obama vajton për humbjen e pjesëtarit të familjes

08/05/2021 22:22

Ish-Presidenti i SHBA, Barack Obama dhe familja e tij kanë humbur pjesëtarin 4-putrosh të familjes.

Obama përmes një foto në Facebook lajmëron se qeni i tij Bo ka ndërruar jetë.

Ai shpreh një dashuri të madhe për qenin e tij në postimin e bërë.

“Sot, familja jonë humbi një mik të vërtetë dhe shok besnik. Për më shumë se një dekadë, Bo, ishte një prani e vazhdueshme dhe pozitive në jetët tona – i lumtur që na shihte në ditët tona më të mira, në ditët tona të këqija dhe në çdo moment tjetër.

Ai toleroi të gjithë bujën dhe famën që kishte si qenushi i Shtëpisë së Bardhë, lehte fort po nuk kafshonte, i pëlqente të hidhej në pishinë gjatë verë, i adhuronte fëmijët dhe priste copëza ushqimi rreth tryezës. Ai ishte pikërisht çfarë ne kishim nevojë dhe ishte shumë më shumë se sa ne prisnim të ishte. Do të na mungojë shumë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA