28 hetuesit e BKH marrin zyrtarisht detyrën javën e ardhshme, Soreca: Tani SPAK mbështetet tek grupi i specializuar
07/05/2021 12:48
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Sorecaka uruar 28 hetuesit e sapoemëruar të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Soreca shkruan se tashmë SPAK mund të mbështetet te grupi i parë i hetuesve të specializuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Postimi në twitter:
“Urime 28 hetuese të BKH, të emëruar ditën e sotme, pasi kaluan me sukses rekrutimin dhe trajnimin fillestar. SPAK tani mund të mbështetet tek grupi i parë i hetuesve të specializuar, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Reforma në Drejtësi vazhdon!”.
Top Channel