“BE destinacioni ynë” Rama nga Italia: Erdogan s’ka influencë në Shqipëri! Shmangni historinë në procesin e integrimit

06/05/2021 16:18

Kryeministri Edi Rama gjersa ndodhet në Firence të Italisë ditën e sotme në Konferencën Vjetore “State of the Union” e ka konsideruar Bashkimin Evropian si të vetmen rrugë për Shqipërinë.

Ai theksoi se BE-ja është zgjedhja e vetme dhe e fundit për Shqipërinë, duke thënë se asnjë vend nuk e zëvendëson ndikimin e saj.

“Është e vërtetë që në Shqipëri pak rëndësi ka se kush fiton e kush humb kur bëhet fjalë për BE-në, pasi jemi pro perëndimorë, nuk ka asnjë dyshim që shtegu evropian nuk është një nga zgjedhjet për ne por është zgjedhja e vetme dhe fundore. Për disa vende të tjera që ka edhe aktorë të tjerë me ndikim të madh në Shqipëri. Me gjithë të tjerët ne kemi marrëdhënie të llojeve të ndryshme por asnjë prej tyre nuk është zëvendësuese e BE-së. Si objektivi si destinacioni si partneri ynë, mendoj se ka shumë çështje që duhet të merremi gjatë kësaj kohe”, tha Rama.

Rama u bëri thirrje vende anëtare të BE-së që të shmangin historinë e një shteti pas situatës së krijuar me Maqedoninë e Veriut. Kjo thirrje vjen pasi Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë bashkë në procesin e integrimit evropian dhe ndalimi i vijueshmërisë së vendit fqinj solli edhe bllokimin e vendit tonë. Rama theksoi se kjo mënyrë që po përdor BE-ja mund të sjellë një shpërthim për të gjithë, duke nënkuptuar probleme të mëtejshme mes vendeve.

“Me gjithë atë që po përjetojmë ka një shaka të freskët për optimizmin në Shqipëri. Eurooptimistët thonë tashmë që Turqia do të bëhet anëtare në BE në presidencën shqiptare, ndërkohë që europesimistët thonë që Shqipëria do të bëhet anëtare në presidencën e Turqisë. Mendoj se anëtarësimi është një fjalë e madhe por a është Shqipëria gati? Jo nuk jemi gati por ajo çfarë nuk kuptoj është shtyrja e shtyrja e shtyrja e fillimit të punës reale me negociatat pasi është marrë vendimi. Kjo është puna reale, kjo do të kërkojë kohë, miqtë tanë duhet të thonë që prisni akoma nuk jemi gati. Ti mbash vendet në këtë pozicion duke thënë jo se disa vende kanë disa probleme të tjera, shto ujë e shto miell nuk ka kuptim dhe kjo gjëja e Maqedonisë së Veriut dhe kjo hapja e kësaj kuti pandore se një vend tjetër ka disa probleme për të zgjidhur mund të kthehet në një shpërthim për të gjithë. Dua t’u bëj thirrje që duhet të shmangim ta vëmë historinë në mes të procesit të integrimit evropian”, tha Rama.

Kreu i qeverisë hodhi poshtë fjalët se presidenti Erdogan ka ndikim të madh në vendin tonë, duke theksuar se Turqia është partner strategjik dhe pjesë e rëndësishme e sigurisë së BE-së.

 “Çështja është e ndërlikuar por nga ana tjetër nuk ka dyshim që Turqia është kyçe për sigurinë e BE-së dhe BE në këndvështrim për një Turqi më të fortë. Kur vjen fjala për rajonin dua ta bëj të qartë ne kemi një marrëdhënie të mirë me Turqinë, për ne është partner strategjik, marrëdhënia jonë me presidentin është e mrekullueshme. Nuk ka asnjë shenjë të asaj çka pretendojnë disa burime se ai po ushtron ndikim, influencë në Shqipëri apo rajon, pra bërjen otomane, pra në rajonin e Ballkanit. Zemërohem kur lexoj lajme krejt të rreme, nuk është e vërtetë, kur vjen fjala për xhamitë jemi shumë mirënjohës për të gjithë projektin e restaurimeve,  qofshin xhami apo vende të shenjta. Xhaminë e Tiranës për shembull Turqia e restauroi”, tha Rama.

Sa i përket krimit të organizuar, Rama është shprehur se reformat në drejtësi janë të rëndësishme për vendin dhe akoma më shumë për brezin e ardhshëm.

“Duhet të vlerësojmë se kush është burimi më i kualifikuar për të folur objektivisht për të folur për rezultatet tona dhe askush në Evropë nuk është më i mirë se sa ke për të thënë objektivisht mbështetur në fakte, mbështetur në një monitorim të procesit për të thënë se ku jemi. Pavarësisht gjithçkaje ka dy nivel vlerësimi, njëri është më teknik, komision që ka një delegacion të tërë në Shqipëri që ndjek të gjithë ecurinë dhe vijojmë në një nivel për subjektiv politik dhe ngecemi dhe kuptojmë që e rëndësishme është të bëjmë atë që po bëjmë,  se duhet ta bëjmë për fëmijët për të ardhmen e vendit tonë, janë reformat që duhet të kemi për brezin tonë të ardhshëm, jemi të duruar derisa vlerësimi të bëhet edhe në nivelin vendimmarrës të këshillit. Është shumë e rëndësishme ajo për të cilën ata kanë nevojë në këtë moment”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA