Ndarjet sensacionale/ Pas Bill e Melinda Gates, ja 7 divorcet më të shtrenjta të botës (fotot)

04/05/2021 17:48

Askush nuk pranon kontratën e martesës duke besuar se një ditë do të luftojë në gjykatë me partnerin për të vendosur se cili do të mbajë ‘avionin privat’ apo ‘jahtin e luksit’.

Por megjithse ata kishin çdo burim për të bërë të funksiononte martesën e tyre, Bill e Melinda Gates i bashkohet çifteve të tjera të famshme që do të ndajnë zotërimet e tyre ne gjykate, me anë të ‘paqebërësve’ profesionistë.

Nga yjet e sportit, te manjatët e biznesit apo të financave, ja disa nga divorcet më miliardere në historinë moderne.

Jeff Bezos e MacKenzie Scott

Kosto: $38 miliardë

Ndarja eksplozive eJeff Bezos e MacKenzie Scott’s ishte shokuese, dhe kjo jo vetëm prej shifrave të parave që përfshiheshin.

Kur divorci u finalizua në 2019, Scott përfitoi $35.6 miliardë në aksione të grupit Amazon, duke u bërë gruaja e tretë më e masur e botës, por ndodhet tashmë në vend të parë që prej ‘shpërthimit’ të vlerës së aksioneve në $62 miliardë prej pandemisë që gjunjëzoi botën.

Bezos është tashmë në një marrëdhënie me prezantuesen e lajmeve Lauren Sanchez, kurse 51 vjeçarja Scott është martuar sivjet me Dan Jewett.

Adnan and Soraya Khashoggi

Kosto: $874milionë

Arabia Saudite vjen me një prej divorceve më të shtrenjtë të historisë, prej ndarjes së tregtarit të armëve Adnan Khashoggi me një pasuri prej $4 miliardë, nga gruaja e tij angleze Sandra Daly në 1974.

Anglezja përfitoi shifrën asokohe rekord $874milionë, edhe pse në 2017 ajo është parë duke pritur autobuzin në Londër, me një veshje që nuk ngjante fare prej miliardereje.

Khashoggi zotëronte asokohe jahtin më të madh në botë Nabila, që më pas u ble nga Donald Trump.

Alec and Jocelyn Wildenstein

Kosto: $2.5 miliardë

Ironikisht Adnan Khashoggi kishte njohur me njëri-tjetrin një tjetër çift, që u martuan dhe përfunduan me një tjetër prej divorvceve më të shtrenjta të historisë.

Në 1977, ai prezantoi aristokraten zvicerjane Jocelyn Dayannys da Silva Bezerra Périsset me aristokratin, ekspert i kuajve Alec Wildenstein, gjatë një udhëtimi turistik në Kenya.

Pas një vit martese, Jocelyn nisi një seri ndërhyrjesh kozmetike për ta bërë fytyrën të duket “feline” për të kënaqur burrin.

Ajo llogaritet se ka shpenzuar $7 milionë dollarë për operacionet, por në 1997, gjeti burrin e saj Alec në shtrat me një modele 21-vjeçare ruse, Yelena Jarikova, dhe nisi ta rrihte derisa Alec nxorri pistoletën për ta ndaluar.

Pas betejës dy-vjeçare të divorcit Jocelyn përfitoi $2.5 miliardë si dhe $100milionë çdo vit për 13 vjet nga pasuria e koleksionistit.

Tiger Woods and Elin Nordegren

Kosto: $110million

Divorci i Wildensteins erdhi pas 20 vjet martese, ndërsa ai i  golfistit Tiger Woods ndodhi vetëm për gjashtë vjet.

Elin Nordegren u divorcua nga Woods në 2010 duke përfituar $110milion.

Modelja suedeze e njohur atë në kampionatin e vitit 2001 dhe u martua tre vjet më vonë në Barbados.

Çifti u ndanë pas pretendimeve te saj se Woods e kishte tradhtuar të paktën 100 herë me gra te ndryshme.

Michael Jordan e Juanita Vanoy

Kosto: $168 milionë

Një tjetër hero sportesh, basketbollisti Michael Jordan u martua me Juanita Vanoy në Las Vegas në 1989, për t’u ndarë nga e cila bëri dy beteja divorci.

Çifti kishin tre fëmijë së bashku por u ndanë në 2002, kur gruaja përfitoi pjesën e saj gjigande prej $168 milionë nga pasuria e burrit sportist.

Bernie Ecclestone e Slavica Radić

Kosto: $1.2 milairdë

Edhe pronarëve të sporteve u ndodhin divorce të kushtueshme, siç është rasti i pronarit aristokrat të kampionatit Formula 1.

Bernie Ecclestone, besohet se ka paguar rreth $1.2 miliardë për divorcin e tij të vitit 2009 nga modelja kroate Slavica Radić pas 24 vjet martese.

Gjatë divorcit të tyre, edhe bija e tyre Petra, kaloi një divorc me biznesmenin ‘playboy’ James Stunt në 2017.

Asokohe Stunt quajti Bernie “maskara”, teksa argumentonte për ndarjen e një prone $170 milionë në Los Angeles, dhe të një vile $120 milionë në Chelsea të Londrës.

FOTO GALERI
2/14
Ne dovircin e ciftit Gates do te ndahen $130 miliarde

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA