Gareeca Gordon kishte vrarë me thikë Phoenix Netts në Birmingham të Anglisë dhe futi trupin e saj të copëtuar në valixhe, pas refuzimit të kerkesave per seks.
Një e re ka vrarë fqinjen e saj të dobët kur i refuzoi kërkesën për seks, para se të copëtonte trupin e saj me sharrë elektrike dhe të digjte mbetjet në një pyll.
28 vjeçarja Gareeca Gordon, vrau gjithashtu 28 vjeçaren Phoenix Netts, në institucionin ku të dyja ato jetonin, që i shërben të pastrehëve në Birmingham.
Pas largimit të mbetjeve të trupit të vajzës, Gordon u përpoq të fshihte krimin duke dërguar mesazhe që supozohej se vinin nga vajza e vdekur, për miqtë e familjarët e saj.
Teksa i jepte Gordon burgim të përjetshëm me një minimum prej 23 vjetësh prapa hekurave, gjykatësi e përshkruante viktimën Netts si një person “të adhuruar” që do të vendosej përsëri te prindërit e saj në Londër, në kohën para vdekjes, por ishte penguar nga kufizimet e koronavirusit.
“E ardhmja e saj ishte e shkëlqyer, premtuese. Ti ia more asaj këtë mundësi. Ia more atë prindërve që e donin shumë dhe e adhuronin”, tha gjykatësi duke shtuar se Gordon “kërkonte seks” nga Netts duke u bërë fizikisht agresive, duke e shtyrë atë nëpër dhomë kur refuzonte.
Gjykatësi quajti Gordon një person “shumë të rrezikshëm”, pasi asnjë nga plagët që i kishte shkaktuar nuk do të kishin qenë fatale nëse do te kërkonte ndihmë, por refuzoi ta bënte këtë, ndoshta për 12 orë derisa vajza vdiq.
Nëna e vrasëses Gordon, emri i të cilës nuk u publikua, thoshte në një letër për gjykatësit se bija e saj ishte një “bombë me sahat”.
Gordon vrau Netts më 16 prill vitin e kaluar dhe u arrestua më 12 maj.
Prokurori Andrew Smith tha se Netts i kishte thënë një shoqeje se Gordon “kërkonte seks me të” dhe bëhej “agresive” kur ajo i thoshte jo. Më 7 prill, Netts i dërgoi një mesazh një shoqeje: “Një vajzë këtu më kërkon të bëhem seksuale … po më tmerron.”
Një javë më vonë ajo kishte vdekur në duart e përndjekëses ne kamp.
Top Channel