Artkand, galeria televizive e ‘Top Channel’ tashmë në episodin e nëntë ka prezantuar mbi 50 vepra e realizuar shitje pothuajse çdo javë. Në emisionin e radhës u sollën për publikun katër vepra të reja dhe u ripropozuan nga froni i galerisë sonë dy të tjera.

E para vepër e ndërthurur me elementin surprizë u zbulua nën mantelin vishnjë. Zef Shoshi-Peizazh në Velipojë-1971-Vaj në Kanavacë-47×61-cmimi 2500 euro, ishte vepra që çeli programin e që menjëherë ngjalli interes dhe oferta fillestare për të.

Llambi Blido-Portret Adoleshenteje-viti 1976-vaj në kanavacë-47x61cm, çmimi 2000 euro. Esteti i artit dhe ilustratori u propozua nëpërmjet gjinisë së portretit

Agim Faja-Gratë në Erzen-vitet 70-vaj në karton-20×16 cm-çmimi 1000 euro. I njohur sidomos për ilustrimet e tij të Përrallave të Lashta Shqiptare të Mitrush Kutelit dhe Abetares, artisti u propozua me këtë vepër që duket sikur ka dalë nga librat.

Aristotel Papa-Peizazh-vitet 70-vaj në kanavacë-përmasat 50×60-cmimi 2500 euro, ishte vepra e katërt në program.

Artkand u përbyll me risjelljen nga eposodi i shkuar i veprës së Vilson Kilicës- Shën Petërburg -Vaj ne kanavace-Përmasat 48×36 cm -Viti 1955-Çmimi 3000 €.

Si dhe Peizazhin e Ippolito Caffi Çmimi 3000 €, afërsisht 180 vjeçare si punë.

Artkand vjen çdo të shtunë në orën 14 live në ekranin e ‘Top Channel’.

Top Channel