Kompania farmaceutike amerikane Moderna njoftoi se do të prodhonin vaksina kundër koronavirusit deri në tre miliardë doza brenda vitit 2022.
Drejtues të saj shpjeguan se prodhimi do të dyfishohet në objektet e kësaj kompanie në Zvicër dhe Spanjë, ndërsa do të rritet për 50 për qind edhe në fabrikat në SHBA.
Moderna po ashtu rriti parashikimet për furnizim këtë vit deri në një miliard doza. Njoftimi vjen pasi përhapja e varianteve të koronavirusit në vende si India, ka rritur shqetësimet për kapacitetet e botës për të kapërcyer pandeminë. Përsa kohë vazhdon përhapja e shpejtë e varianteve të koronavirusit, ne besojmë se do të ketë nevoja të mëdha për vaksinën tonë”, tha shefi ekzekutiv i saj, Stephane Bancel.
Vaksina e Modernës e ka marrë tashmë dritën jeshile për përdorim te të rriturit në SHBA, Bashkimin Europian dhe shumë vende të tjera. ajo konsiderohet të jetë 94.1 për qind efektive.
Vitin e kaluar, Moderna ka nisur testimin e vaksinës së saj edhe te fëmijët 12 deri në 17 vjeç, por rezultatet e këtij testimi nuk janë publikuar ende, ndërsa në mars nisi testimin edhe në fëmijë të moshës gjashtëmuajshe deri në 11 vjeç.
Top Channel