Analisti, Ilir Yzeiri, i ftuar në “Top Talk”, tregon pse Ilir Meta duhet të shkarkohet nga posti i presidentit.

Sipas tij, fjalimet dhe veprimet e Metës, janë jashtë kornizës së një presidenti. “Prishja e raporteve gjeo-strategjike të vendit, siç ishte provokimi që bëri presidenti me Kim, ku përmendi raketat, me Rusinë dhe Korenë e Veriut. Nuk mund ta thotë presidenti atë. Të thuash që amerikanët vrasin me raketa, është një akuzë shumë e rëndë”.

Analisti shton se, kryeministri, Edi Rama dhe qeveria aktuale duhet të nisë procedurat për shkarkimin e Metës. “Unë ngul këmbë, që në këtë vend, nëse duam të bëhemi ndonjëherë, duhet që secili të mbajë përgjegjësi për atë që thotë. Çdokush që shkel ligjin, qoftë duke folur, qoftë duke vepruar, duhet të mbajë përgjegjësi. Nuk ka rëndësi a shkarkohet, duhet të fillojë procedura. Këtu, Edi Rama nuk mund të justifikohet. Edi Rama dhe mazhoranca e tij, nuk ka asnjë të drejtë për t’u justifikuar se nuk ka çfarë t’i bëjë Metës”.

Top Channel