Imazhi i gatimit familjar, fiton Konkursin Ndërkombëtar të Fotove të Ushqimit (Galeri)

28/04/2021 19:21

Fotoja e një familjeje të re që me gëzim përgatit ushqimin në kuzhinën e shtëpisë së tyre në Kinë, ka fituar një konkurim spektakolar për Fotot e Ushqimit.

Autorja Li Huaifeng u shpall “Zonja Fotografe Rozë” e Vitit 2021, me imazhin e saj të titulluar “Shije”, të marrë në Licheng, Shanxi.

Foto u vlerësua si teknikisht e përkryer në përdorimin e dritës dhe kompozicionin, sipas drejtores së konkurrimit Caroline Kenyon.

“Ajo që ngre rëndësinë e saj është thellësia e narrativës dhe emocionit. Foto tregon për një vit të jetuar brenda shtëpisë, në komunitetet e vogla të familjes së afërt, e gjithë skena këtu është e veshur me dashuri, në një jehonë të ngjashme me skenën e Madonës me Fëmijën”.

“Ky imazh i shkëlqyer të ngulitet në mendje”, tha drejtoresha.

Kompeticioni është në vitin e tij të 10-të, ndërsa sivjet gjyqtarët duhet të zgjidhnin mes 10,500 pranimeve nga 70 vende të botës. Fituesit u shpallën në një event online të transmetuar drejtpërdrejt.

Në galerinë e mëposhtme gjeni fituesit e secilës kategori të konkurrimit, me përshkrimet e tyre dhe autorët:

FOTO GALERI
2/11
Çmimi për inovacionin: Prodhimi i makaronave të orizit, nga Abdul Momin, Bangladesh

Top Channel