Topalli nga Shkodra: Sot do të fillojë një kapitull i ri për shqiptarët

25/04/2021 16:07

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli sapo ka votuar në Shkodër bashkë me familjen e saj.

Në  një prononcim për mediet ajo ka thënë se sot është një ditë ku do të fillojë ndryshimi për të gjithë shqiptarët.

 “Jam e sigurtë se ndryshimi  fillon te kutia e votimit dhe sot është një ditë ku do fillojë një kapitull i ri për shqiptarët. Një votë proteste një votë ndëshkimi për të gjithë ato që kanë zgënjyer dhe kanë tradhëtuar besimin dhe interesat e shqiptarëve. Që sot fillon një kapitull i ri”, tha Topalli.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA