
Presidenti Ilir Meta nga Elbasani në një intervistë për Top Channel me tone të qeta tha se sot është dita e sovranit, dhe ftoi qytetarët të dalin masivisht në votime.
Ai tha se në Elbasan pa nga afër procesin e votimit, ndërsa më vonë do të jetë në Vlorë.
Meta tha se dita e sotme duhet ta bëj model Elbasanin për Shqipërinë dhe vendin për botën.
Meta për Top Channel: Kam qenë këtu për tu njohur me procesin, këtu. U takova dhe me përfaqësuesen e PD, Gazment Bardhi, qytetarë dhe duket që është një ditë e mbarë dhe në paqe kështu duhet të vazhdojë.
Por dhe policia dhe prokuroria duhet të kontribojnë të zbardhin krimet që kanë ndodhur. Qytetarët të votojnë të lirë dhe për kandidatin që do mbrojë interesat e tyre më mirë.
Mund të rikthehem sërish, por s’besoj të jetë e nevojshme, zoti Panariti është këtu, do bëjmë çdo gjë të ndalojmë çdo situatë jo të mirë që do e nxirrte Elbasanin në lajme.
Në Vlorë do jem se s’bën. Votuesit nuk duhet të intimidohen. Do të flas edhe me përfaqësues të KQZ, Elbasani duhet të jetë model, dhe Shqipëria pastaj model për botën.
Është ditë e ripërtëritjes së themeleve të Republikës përmes votës së lirë dhe së dyti isha i tensionuar se kisha shumë arsye për të qenë i tillë. Po të keni parasysh historinë më para të zgjedhjeve, shumë të tjera, por sot është dita e sovranit ndaj jam i qetë. Kam besim te populli, sot i keni mundësitë të marrim notën 10 përmes votës masive.
Top Channel