Nuk ka fund marrëzia e përfaqësuesve të LSI dhe PD
Teksa mbrëmjen e sotme ishte parashikuar shtrimi i një iftari për banorët e lagjes Ibra në Vaqarr, mbështetës të PD, me në krye te famshmin Florenc Hoxha, që njihet për precedentët e shumtë penalë, kanë ndaluar shpërndarjen e ushqimit.
Lajmin e ka bërë të ditur administratori i Vaqarrit, Gentian Myrta i cili shprehet i habitur nga kjo sjellje e tyre duke iu mohuar besimtarëve ushqimin në këtë muaj të shenjtë.
“100 banorë të lagjes Ibra, në Vaqarr, sot presin të çelin iftarin, falë dhe bujarisë së shoqatës Firdeus. Por dhuna e ushtruar nga Florenc Hoxha dhe “krushqit e tjerë të inatosur” të shpurës së dhëndërit Basha, ndaj djemve shërbëtorë, e ka ndaluar shpërndarjen e ushqimit. Marrëzia e Presidentit nuk ka fund. Si mundet t’u mohosh besimtareve bujarinë e Zotit? Apo edhe iftari duhet shpërndarë me dekret presidencial?”, shkruan Gentian Myrta.
Top Channel