Banorët e Venedikut nuk kanë themele në kontinent e as nuk munden të kultivojnë tokën.

Ata janë të detyruar të importojnë nga deti gjithçka u nevojitet. Atë pasuri aq të madhe e kanë grumbulluar përmes tregtisë. Kështu shkruan Kalkondilis, një historian bizantin i shekullit të XV-të.

Venediku, qyteti i pasur gjurmon harkun e plotë të sagës perandorake venedikase nga famëkeqja Kryqëzata e Katërt, e cila kulmoi me plaçkitjen e
Kostandinopojës në vitin 1204, deri në luftën otomano-venedikase të viteve 1499-1503, e cila i sheh turqit osmanë t’i zëvendësojnë venedikasit si fuqinë më të madhe detare në Mesdhe. Në tre shekuj supremacie detare venedikase, gjatë të cilëve një qytet i vogël me “banorë të lagunës” u kthye në vendin më të pasur në planet.

Duke u bazuar në dëshmi të dorës së parë rreth betejave të përgjakshme detare, negociatave të shkathëta e manovrave diplomatike, Crowley pikturon një pamje të gjallë të këtij populli lakmitar e plot iniciativë dhe të territoreve të bollshme që ranë nën sundimin e tij. Nga hapja e rrugëve të erëzave deri te përplasja midis krishterimit dhe islamit, Venediku luajti një rol kryesor në konfliktet përcaktuese të kohës së vet, jehona e të cilave ndihet ende sot.
Komente
Crowley shkruan me një gjallëri befasuese, e cila betejat detare dhe rrethimet i nxjerr jashtë faqeve të librit.

The New York Times

Crowley dokumenton kulmin e lavdisë së dikurshme të Venedikut me një simpati uordsuorthiane, të plotësuar nga dija mbresëlënëse dhe entuziazmi infektues.

Wall Street Journal
Ngritja dhe rënia e Perandorisë së Venedikut është një histori e parezistueshme dhe Crowley është një kronikan i përkryer.

Michael Prodger, Financial Times.

Viti i botimit 2020
Vendodhja e botimit Tirane
Gjuha Shqip
Tipi i publikimit Libër
Grupmosha e leximit mbi 14 vjeç
Statusi I ri
Përkthyesi Dritan Koka

Top Channel