Ky është Tonin Valca dhe kandidon në qarkun e Lezhës nën siglën e Lëvizjes për Ndryshim të kryesuar nga Jozefina Topalli. Sipas jetëshkrimit të tij ai është me arsim të mesëm dhe punon si shofer taksie.

“Quhem Tonin Mark Valca lindur dhe banues në rrëshen 54 vjeç. Kam pranuar të aderohem në partinë Lëvizja për Ndryshim se kam gjetur përkrahje se ka intelektual. Kam mbaruar skollën e mesme të përgjithshme dhe punoj si shofer me taksi. Punoj tash e 25 vite me të gjitha dokumentat e rregullta” u shpreh Tonin Valca, Kandidat për deputet/ Lëvizja për Ndryshim.

Pse duhet të të votojnë ty?

“Njerëzit duhet të më votojnë e para se rrjedh prej një familje, prej babës tim që e njeh gjithë Mirëdita. Një njeri i ndershëm një njeri punëtor dhe me të gjitha të mirat. Unë i biri punoj si shofer me të gjitha të mirat dhe me ndërgjegje punoj me pastërti, por unë punoj kot se në këtë kohë sot punon i pandershmi.

Unë do të pastroj taksit pa licenca, do pastroj policët e qarkullimit rrugorë se nga 100 policë në Rrëshen dy mund të jenë të mirfilltë. Jo se më vënë gjobë mua por polici të jetë me uniform, pi unë më ndëshko nuk pi unë mos më ndëshko” u shpreh Tonin Valca, Kandidat për deputet/ Lëvizja për Ndryshim.

Emisioni i plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA