“Shtratin e kam ngjitur me lopët, më zgjojnë çdo mëngjes”/ Fermeri ndërton stallën e lopëve në mes të shtëpive, banorët ankohen: Nuk jetohet mes zhurmës dhe mbeturinave

20/04/2021 15:23

Banorët e një fshati në Vorë ankohen për stallën e lopëve që komshiu i tyre ka ngritur, ngjitur me shtëpitë e tyre.

Historia duket tragji-komike. Banorët thonë për “Shqipëria live”, se në vend të gjelit, , ata i zgjon lopa.
Një banor në lagje e ka kthyer tokën në stallë lopësh, me rreth 20 kokë, sipas tyre.
Sami Picari thotë se është e padurueshme. “Edhe krevatin e shtëpisë e kam ngjitur me lopën. I dëgjoj jashtë dritares. Në 5 të mëngjesit na zgjon zhurma e lopës. Më duket sikur fle me lopën”.

Përveç prishjes së qetësisë, ata thotë se fermeri nuk ka asgjë kusht higjeno-sanitar. “Jemi mes mizash. Në vitin 2021 të bësh një jetë të tillë. Gruaja ka problem të shëndetit mendor, nuk duron zhurmën e lopëve. Ne ngremë zërin e radios që të mos dëgjojë lopët dhe kur vjen policia më thotë për radion, asgjë për kafshët”.

Një tjetër banore, Landa Picari rrëfen se fermeri është i afërm me ata, por sërish nuk kanë rënë në një marrëveshje mesa tyre. “Na thotë që do ta heqim do ta heqim, por nuk bën asgjë. Kam pasur dhe konflikte me Osman Picarin. Bëmë një peticion me banorët dhe sërish asgjë. Në atë territor të vogël, ka dhe pula, dhe qen, është e padurueshme”.

Sipas avokatit të banorëve, problem është serioz, me konflikte të vazhdueshme. “Kur do të ndërhyjë policia, kur nga këto konflikte të vritet ndonjë?! Duhet të veprojë Drejtoria e Shëndetit Publik, duhet të veprojë policia e shtetit që duhet ta konsiderojë prishje të qetësisë publike“.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA