Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në Koropi, në Greqi, pasi një 76-vjeçar ka ekzekutuar me armë zjarri djalin e tij 48-vjeçar.
48-vjeçari baba i dy fëmijëve humbi jetën në vend dhe kur policia shkoi në shtëpinë e viktimës gjeti të moshuarin me armë gjahu, i cili nuk kishte lëvizur nga vendi.
Kohët e fundit, 48-vjeçari kishte probleme me gruan e tij dhe jetonte me babanë e vëllain. Papunësia afatgjatë e viktimës duket se ka qenë shkaku i ngjarjes së rëndë, pasi në konflikt të vazhdueshëm me babanë e tij.
Djali tjetër i familjes, i cili thuhet se ishte në shtëpi në kohën e tragjedisë, dëshmoi në polici dhe përshkroi problemet serioze me të cilat po përballej familja.
Të afërmit dhe fqinjët duke folur për protothema.gr zbuluan se familja jetonte m djalin 48-vjeçar, i cili ishte i varur nga alkooli.
Babë e bir jetonin së bashku, ndërsa përpiqeshin të siguronin jetesën në zdrukthëtarinë që 76-vjeçari kishte nën shtëpinë e tij.
“Panagiotis ishte i papunë. Nuk na shkon në mendje, se si ai arriti në këtë pikë për të vrarë djalin e tij”, thonë të afërmit e familjes.
Top Channel