Kryemadhi komenton daljen e parë me Bashën në fushatë: Nuk kemi asnjë rivalitet dhe nuk jemi në garë me PD

19/04/2021 21:13

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për daljen e parë me Lulzim Bashën në këtë fushatë elektorale, e cila ishte gjatë ditës së dielë në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Në emisionin “Open”, Kryemadhi tha se nuk ka asnjë rivalitet me PD dhe ecin me metodologjinë që janë një opozitë e bashkuar me 2 lista.

Kryemadhi: Jam e bindur që patronazhistët e ndjekin mirë komunikimin e Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës dhe mungesa e strategjisë nga Edi Rama, e gjithë energjia dhe armata e tij është drejtuar pse nuk takohen në fushatë Monika dhe Basha. Ne motivojmë elektoratin e majtë, ndërsa Basha atë të djathtë për çdo lëkundje.

Ne jemi të detyruar që të ecim në këtë metodologji, një opozitë e bashkuar me 2 lista. Maksimizim vote dhe avantazhi është që sot kemi kandidatët. Nuk jemi në garë me PD, por me veten tonë dhe detyrimet tona dhe gjithçka për të cilën kemi dhënë fjalën. Edhe unë kam shumë socialist që vijnë nga PS dhe sjellin votat e PS tek LSI, nuk besoj se ka diçka të keqe. Nuk ka asnjë rivalitet me PD, këto janë teoritë e patronazhistëve të Ramës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA