Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur e bindur se nuk ka një pakt të ri mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.
Duke folur në emisionin ‘Open’, kryetarja e LSI-së deklaroi se ftesa e Edi Ramës ndaj Bashës është thjeshtë tregim i frikës që ai ka nga humbja.
Gjatë debatit Kryemadhi theksoi se ‘marrëdhëniet zgjedhore mes Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës janë treguar në 2011 në zgjedhjet e 8 majit të 2011 dhe e kanë treguar shumë mirë. Kanë qenë perfekte, pavarësisht stimulimeve që mund të vijnë nga faktorë të tjerë’.
Pjesë nga debati i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi:
Kryemadhi: Për mua ishte frikë. E pe si i merrej fryma. E para. E dyta, edhe ta lyp edhe kam frikë, edhe kështu edhe ashtu. Një njeri që nuk di çfarë bën më, një njeri që ka humbur çdo lloj komunikimi dhe realiteti. Është në ajër, ose e ndjen humbjen dhe kupton se po i rrënohen rrënjët, themelet e godinës së vet për shkak të asaj çfarë, se çdo gjë që është ndërtuar, është ndërtuar në bazë të pushtetit, nuk është ndërtuar në bazë të filozofisë së solidaritetit. Ajo që thotë ai dhe nuk është vetëm ajo, sepse ai ka dhe 20 deklarata të tilla dashurie dhe urrejtje aty, të paktën nga eksperiencat e mia në politikë, mund të them që çdo lloj marrëveshje që bëhet qoftë parazgjedhore, në momentin që nënshkruhet dhe bëhet publike. Ndërsa marrëveshjet parazgjedhore që dalin në kuadrin e thashethemeve dhe gjërave të tjera, nuk janë gjë tjetër. Ai që e shpërndan dhe stimulon është një nga mjetet që përdoret për të dëmtuar kundërshtarin.
Vasili: I frikësoheni një pakti të ri Rama-Basha?
Kryemadhi: Fare, absolutisht. Edhe dje Basha ishte shumë i qartë, kur tha PD dhe LSI. Bile unë i thashë, duhet të thuash edhe aleatët e tjerë sepse edhe ata janë pjesë e saj dhe tha, po ke të drejtë. Është një gjë që tashmë të duam qoftë unë dhe Basha nuk ka më kthim pas, sepse nuk është më front opozitar është front i gjithë shqiptarëve kundër tij. Ne me thënë të drejtën na ka bërë një nder shumë të madh, të paktën atë që kam pasur unë sot filling dhe në takimet me të gjithë njerëzit, negativiteti që ka pasur thirrja e Vuçiçit për të votuar dhe suportuar Edi Ramën dhe që ai bënte sondazhe për Shqipërinë. Në këtë kohë pandemie, presidenti i Serbisë paska pasur kohë të bënte sondazhe për Shqipërinë, sa shumë iu dhimbska Edi Rama.
Abilekaj: Nëse PS fiton 70 deputetë me partitë që mund ta ndihmojnë, nëse marrin. PD e LSI fitojnë 70 deputetë. Çfarë bën LSI në këtë rast, çfarë mendoni se do të bëjë PD në këtë rast.
Kryemadhi: E para edhe LSI dhe PD normalisht të jeni të bindur, nuk e kemi menduar asnjëherë sepse është ekuacion që nuk të çon në asnjë lloj zgjidhje. Të jeni të bindur se kjo gjë shkon, 90 bën opozita, PD me LSI edhe …
Abilekaj: Ju shqetëson ju, që PD mund të bëjë atë koalicionin e madh…
Kryemadhi: Për këtë duhet të pyesni PD. Mua nuk më shqetëson asnjë lëvizje. Unë jam e qartë në objektivin e LSI si pjesë e frontit opozitar. Ashtu si unë dhe e gjithë LSI, ashtu sikurse dhe Basha për mendimin tim, është shumë i qartë dhe nuk kam pse ta vë në dyshim. Marrëdhëniet zgjedhore mes Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës janë treguar në 2011 në zgjedhjet e 8 majit të 2011 dhe e kanë treguar shumë mirë. Kanë qenë perfekte, pavarësisht stimulimeve që mund të vijnë nga faktorë të tjerë.
Top Channel