Galeria “Artkand”/ Prezantohet “Vajza me Lule” e autorit Abdurrahim Buza, një vepër e vitit 1982

18/04/2021 12:29

Episodi i shtatë i Artkand ka filluar me një vepër surprizë. Vajza me Lule e autorit Abdurrahim Buza, një vepër e vitit 1982, u prezantua për publikun me çmimin fillestar 6000 euro. Vepra është e përmasave 24x33cm dhe e teknikës vaj në fajazit.

Kjo e gjetje e programit ka pasur menjëherë interesimin e publikut.

Abdurrahim Buza është një nga personalitetet më origjinale të artit shqiptar dhe kjo vepër mban firmën e artistit me penelatat e shpejta dhe gamën koloristike.

Spiro Kristo u prezantua në program nëpërmjet veprës, Festivalistet, me çmimin fillestar 4500 euro. 100×95 cm, e vitit 1988, nëpërmjet teknikës vaj në kanavacë. Motivet e Festivalit të Gjirokastrës pasqyrohen në tablo, me larmishmërinë e kostumeve dhe me sfondin e shtëpive karakteristike të Gjirokastrës.

Andon Kuqai, i konsideruar si kritiku i parë i arteve figurative, u prezantua me akuarelin Peizash Fshati me cmimin fillestar 1200 euro Një vepër me përmasa 26x31cm.

Një ndër skulptorët më të spikatur të dekadës së fundit, artisti Arben Bajo u prezantua në program me veprën Nudo e Ulur. I ndarë në mënyrë të beftë nga jeta, kjo vepër e profesor Bajos është krijuar në vitin 2018 Me përmasa 31x32x16 vepra u prezantua me çmimin 3000 euro.

E risjellë nga fondi i Galerisë sonë Artkand, Maks Shurdhi, me veprën Grua Lunzhiote, terrakot e intonuar, u prezantua me çmimin 1500 euro.

Në gjashtë episode e shkuara janë prezantuar rreth 40 vepra dhe realizuar shtatë shitje.

Top Channel