Një 13-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar për vdekje nga një efektiv policie në një ngushticë të errët në Chicago.
Pamjet e bëra publike nga mediat e huaja tregojnë momentin kur polici bërtet “Lëshoje” para se të qëllojë të miturin Adam Toledo në qafë. Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 mars, ndërsa në pamje nuk duket se djali ka një armë në dorë, por në pamjet e policisë duket një pistoletë pranë vendit ku u qëllua.
Protesta të vogla u mbajtën mbrëmjen e së enjtes rreth Chikagos, disa orë pasi kryetari i bashkisë bëri thirrje për qetësi. Publikimi i videos vijon me të shtënat fatale të policisë më 11 Prill të Daunte Wright nga një oficer në një periferi të Minneapolis.
Kjo e shtënë ka shkaktuar protesta të dhunshme ndërsa qyteti pret rezultatin e gjyqit të Derek Chauvin, oficerit të akuzuar në vdekjen e George Floyd.
Top Channel