Kur sistemi imunitar ndihmon tumorin të rritet, si një sinjal inflamator mund të kthejë qelizat imune në “aleate” të kancerit
Luana dhe Fifi gëzojnë një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën, që nga momenti që këngëtarja u bë pjesë e emisionit të moderatores së famshme.
Gjatë sezoneve të emisionit të Luanës, “Shiko Kush Luan”, Fifi na ka shoqëruar me performancat e saj muzikore dhe jo vetëm në rrjete sociale por edhe në ekran, ato ia kanë shprehur shpesh dashurinë njëra-tjetrës.
Mirëpo gjithë shoqëria e tyre u vu në dyshim në ditëlindjen e Fifit, pasi kudo u vu re mungesa e Luanës. Si fillim, nuk pati asnjë urim publik nga ana e saj, ndërkohë që gjithë miqtë vendosën të bënin postim në rrjete sociale për të. Më vonë ndjekësit kuptuan se Luana nuk kishte qenë e pranishme as në festën e ditëlindjes së Fifit. Fifi festoi 27-vjetorin me miq të shumtë e personazhe VIP, por Luana s’u duk gjëkundi.
Kështu, nisën aludimet se dy vajzat nuk kishin më të njëjtën marrëdhënie e se ndoshta nuk flisnin më me njëra-tjetrën. Mirëpo të gjitha këto dyshime i ka sqaruar Fifi ditën e sotme. Këngëtarja ka treguar se Luana e ka uruar privatësisht dhe se nuk do të thotë gjë një postim që mungoi në rrjete sociale.
“E kam marr urimin në privat. Ajo është e rëndësishme. Jo çdo dashuri duhet të publikohet”, ka shkruar Fifi, teksa ka etiketuar Luanën në postim dhe e ka shoqëruar me një zemër në ngjyrë vjollcë.
Top Channel