“AstraZeneca-s” i kaloi afati i skadencës, ky është vendi që do të asgjësojë rreth 16 mijë doza

15/04/2021 09:14

Më shumë se 16 mijë doza të vaksinës AstraZeneca kanë skaduar dhe do të asgjësohen nga autoritetet në Malavi, vendi më i vogël dhe i varfër në Afrikën e Jugut. Vaksinat mbërritën atje rreth tre javë më parë.

Nga 102,000 doza të dërguara në vend nga Bashkimi Afrikan, rreth 16,400 nuk u përdorën dhe skaduan dje, shpjegoi Ministri i Shëndetësisë i Malavi, Charles Muansabo.

Ai shtoi se nga 530,000 doza të përgjithshme që vendi ka marrë përmes programit COVAX, 46% e vaksinës AstraZeneca është përdorur deri më tani nga Qeveria e Indisë dhe Bashkimi Afrikan.

Ne kemi përdorur shumicën e vaksinave të dërguara nga Bashkimi Afrikan. Kishin mbetur vetëm 16,400 doza të papërdorura dhe të cilat tani do të asgjësohen sepse skaduan dje”, tha ai.

Që kur fushata e imunizimit filloi në mars, autoritetet Malavi kanë vaksinuar vetëm 300 mijë, pra 60% e popullsisë.

Kujtojmë se ditën e djeshme Danimarka ishte vendi i parë që ndaloi përgjithmonë përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA