Çmim për projektin e Shirokës/ “Qilimi shqiptar” është nominuar për çmimin prestigjioz të arkitekturës

13/04/2021 15:36

Përpara vitit 2018, Shiroka, një nga zonat turistike me të bukura të veriut ishte pa investime, pa  infrastrukturë dhe mes mbeturinash.

Ndërsa sot, Shiroka është transformuar pas një investimi të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Asokohe studioja holandeze, “Casanova + Hernández” ideoi “Qilimin Shqiptar”, një projekt që lindi me qëllimin për të ndryshuar këtë pikë turistike, duke i  qëndruar traditës, por ky projekt tashmë është nominuar për çmimin “Mies Van Der Rohe Award” që është një nder çmimet më prestigjiozë të arkitekturës botërore.

Në artikullin kushtuar Shirokës,  thuhet se shëtitorja buzë liqenit që ishte  zaptuar me ndërtime pa leje, me ketë projekt i është rikthyer qytetareve.  “Qilimi Shqiptar”  i jep përparësi qarkullimit të këmbësorëve dhe biçikletave duke përdorur trotuarin e përbashkët.

Detaji që është vlerësuar si i veçantë, është dizajni i përdorur në pedonalen rreth 30.000 metër katror i dekoruar me gurë graniti bardh dhe të zi që mbulojnë shëtitoren si dhe ulëset dhe shkallët, që ndjekin modelin tradicional të tapeteve shqiptare.

Po ashtu, e gjithë hapësira është fragmentuar në një seri dhomash të hapura, të frymëzuara nga dhoma tradicionale ODA.  Për operatoret turistik të Shirokës dhe vete banorët, ky investim ka ndryshuar totalisht të gjithë zonën.

Top Channel