Brazil, shënohet shifra më e lartë e vdekjeve ditore nga COVID

09/04/2021 08:21

Për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit në Brazil kanë humbur jetën 4.249 persona.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me 86.652 raste të reja në 24 orët e fundit, ka arritur në 13.279.857 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 345.025 me 4.249 vdekje të reja, shifër kjo e cila është regjistruar si më e larta e vdekjeve ditore që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në Brazil.

Në Brazil ku për herë të parë më 7 mars numri i vdekjeve ditore tejkaloi 4 mijë, bëhet e ditur se numri i të shëruarve në vend është rritur në 11.732.193.

Vendi i Amerikës Jugore, Brazili me një popullsi mbi 210 milionë banorësh, pas SHBA-së është vendi më i prekur në botë nga pandemia.

Brazili po kalon ditë të vështira për shkak të tejmbushjes në ditët e fundit të kapaciteteve në njësitë e kujdesit intensiv, por edhe për shkak të përhapjes së P1, llojit më ngjitës të COVID-19 i cili mendohet se është shfaqur në rajonin Amazonas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA