“Për pak ditë hapim aeroportin e Kukësit”/ Rama: Mbase kjo ka qenë arsyeja që shtyu Ilirin dhe Saliun në sulmin e çmendur në aeroportin e Rinasit

07/04/2021 16:45

I pranishëm në Tepelenë, në vijim të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rma përmendi investimet që ka bërë qeveria e tij gjatë këtyre tetë viteve, mes të cilave edhe aeroporti i Kukësit.

Rama tha se aeroporti i Kukësit pritet të hapet për pak ditë, ndërsa shtoi se mbase kjo ka qenë arsyeja “që shtynë Ilirin dhe Saliun në sulmin e çmendur në aeroportin e Rinasit”.

Rama: Të fillojnë të investojnë se do ja shohin hairin vendit të tyre. Do ta bëjmë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan. Traseja është shtruar na duhet vetëm kurajo të shkojmë përpara, me investimet e mëdha që janë në fazën fillestare, që nga porti turistik në Durrës, te ai në Vlorë, te ai në Sarandë që ka nisur.

Aeroporti i Kukësit hapet për pak ditë dhe mbase ky ka qenë një prej motivet që ka shtyrë Ilirin e Saliun në goditjen e çmendur ndaj aeroportit Nënë Tereza duke bllokuar kullën e kontrollit dhe duke e nxjerrë jashtë loje trafikun ajrorë mbi Shqipëri. Të gjitha këto porta do të sjellin njerëz dhe konsumatorë.

Rama theksoi se Shqipëria është nga dy vendet në Ballkan që kanë nisur me vaksinimin masiv dhe shumë shpejt shqiptarët do të shohin dritë në fund të tunelit.

Shumëkush thotë për çfarë duhet mandati i tretë. Për shumë gjëra dhe gjëja e fundit që ka rëndësi është arsyeja ime personale. Nuk është për mua as për të mbajtur PS në pushtet, por për të mos lënë Shqipërinë të kthehet edhe një herë mbrapa. Ne nuk vijmë në këtë mandat, nga dy mandate të zakonshme, por nga një mandat qeverisës dhe një luftë, me dy luftë të mëdha. Tërmeti që la me mijëra të pastrehë, mijëra fëmijë pa shkollën e tyre. E kështu me radhë dhe pastaj me një tjetër tërmet që tronditi të gjithë botën, ai i pandemisë. Dy goditje që do kishin rrëzuar një elefantë por nuk e rrëzuan dot Shqipërinë. Ja ku jemi sot këtu, nja nga dy vendet në Ballkan që ka filluar vaksinimin masiv. Ne do vazhdojmë të vaksinojmë masivisht. Shumë shpejt do shohim drita dhe pandemia do ti përkasë të shkuarës. Do lehtësojmë sezonin turistik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA