24/11 22:37
Takimi i kryeministrit Edi Rama me kandidatët në qytetin e Lezhës ka nisur me një minutë heshtje për deputetin Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu u kërkoi ndjesë simpatizantëve të PS-së të cilët nuk mund të ishin të pranishëm për shkak të masave të rrepta anti-COVID.
“Nuk mund të bëjmë demonstrime të shëmtuara rrugëve të shëmtuara të Lezhës dhe as në sheshin e Lezhës, pasi ne jemi Partia Socialiste. Ne nuk jemi një forcë politike që infektojmë, por e heqim infektimin nga shoqëria”, tha Ndreu.
Top Channel