Vizita sekrete e shefit të CIA-s në Rusi, zbulohen detaje, SHBA i kërkoi Ukrainës të mos sulmonte Moskën gjatë kësaj kohe 26/08 12:05
Një termocentral me qymyr u shkatërrua në Lunen, Gjermani. Oxhaku i lartë 250 metra, kazani dhe kulla ftohëse e termocentralit gjerman u shkatërruan.
Për këtë janë përdorur 420 kilogramë eksploziv. Ishin hapur në total 2.100 vrimave në mënyrë që të lejohej që struktura të shembej në një mënyrë të kontrolluar.
Së pari u hodh në erë oxhaku i lartë 250 metra. Kjo u pasua nga kulla e ftohjes. Sipas ndërmarrjes, gjithçka shkoi siç ishte planifikuar.
Në mënyrë që të shmangej grumbullimi i njerëzve, shembja u transmetua drejtpërdrejt.
Top Channel