Klodian Rasha, “vrasje me dashje”/ Del në gjyq polici i akuzuar  Nevaldo Hajdaraj

26/03/2021 15:18

Vrasja e Klodian Rashës nuk ishte vrasje ne kapërcim të mbrojtjes së nevojshme, por ishte vrasje me dashje e kryer nga polici Nevaldo Hajdaraj.

Ky ishte cilësimi i gjyqtarit paraprak Bedri Qori , i cili kaloi cështjen në themel duke mbështetur qëndrimin e prokurorisë.

Nevaldo Hajdaraj , një polic 31 vjeçar i kërkoi falje babait të Klodianit dhe ndërkohë kërkoi gjykim të shkurtuar. Ai ndodhet në paraburgim dhe pret drejtesinë.

“Isha këtu që të shikoja në sy drejtësinë”, tha Qazim Rasha i ati i Klodianit.

Vrasja e Klodian Rashës u bë shkak që vendi të përfshihej në një sërë protestash që kulmuan me dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Sander Lleshaj.

 “Kjo që më ndodhi mua mos u ndodhtë askujt”, tha i ati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA