Pamje satelitore mbi Detin e Kuq janë publikuar, të cilat tregojnë anijet që presin për të kaluar në Kanalin e Suezit të bllokuar nga një anije gjigante.
Rreth 200 anije janë në pritje që të zhbllokohet rruga, pasi anija “Ever Givrn”, një anije kontejnerësh ngeci, pasi kapiteni humbi kontrollin nga era e fortë.
Nga pamjet satelitore shihet edhe anija “Ever Given” e cila ka ngecur në pozicion diagonal dhe ndodhet aty që prej tre ditësh.
Punëtorët e kanalit po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të liruar anijen, e cila po bllokon kalimin e anijeve të ngarkuara me mallra me vlerë 9.5 miliardë dollarë, që të kalojnë në të dyja anët
Gërmuesit dhe një zhytës po përpiqen të gërmojnë në të dy skajet e anijes në mënyrë që ta zhvendosin atë duke lejuar anijet e tjera të kalojnë.
Nuk dihet ende se deri kur do të zgjasë ky bllokim që do të kushtojë shumë.
Top Channel