Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjirokastër pas shembjes së një pjese të rrugës para banesës së Angonatëve në zonën historike të qytetit.
Një kamion që transportonte materiale interte është shkëmbyer me një mjet veturë. Rruga me kalldrëm nuk e ka mbajtur dot peshën e të dy makinave dhe është shembur bashkë me veturën.
Drejtuesi i veturës është lënduar por nuk ka dëme serioze ndërsa policia është në kërkim të mjetit që u bë shkak për aksidentin dhe që u largua nga vendngjarja.
Kompania që po ndërhyn për linjën e re të ujësjellësit është duke shkaktuar shqetësim me qarkullimin në disa lagje sipas qytetarëve të kësaj zone.
Edhe ndërhyrja në sistemin e kalldrëmeve është duke u kryer pa ndjeshmërinë e duhur. Mjetet e tonazhit të lartë e kanë të ndaluar të hyjnë në këtë zonë për shkak të dëmeve që mund t’i sjellin zonës historike të qytetit.
Top Channel