Kryeministri Edi Rama ditën e sotme i ka nisur një letër urimi homologut të tij në Kosovë, Albin Kurti, i cili dy ditë më parë mori postin e të parit të Qeverisë së Kosovës.
Në letër, Rama ka shkruar se beson që Kurti dhe ekipi i tij qeverisës do t’i kapërcejnë më sukses sfidat me të cilat po përballet Kosova.
“Unë mbetëm gjithashtu besimplotë se ju dhe ekipi juaj qeverisë do t’i kapërceni me sukses sfidat me të cilat përballet Republika e Kosovës në përparimin e saj të gjithanshëm demokratike integrues në rajoni dhe më gjerë, drejt rrugëtimit të saj euroatlantik”, thuhet në letrën e kryeministrit shqiptar.
Rama ka ftuar Kurtin edhe për vizitë në Shqipëri, siç thuhet në letër, kurdo që i pari i Qeverisë së Kosovës e ka të përshtatshme.
“Duke riafirmuar vendosmërinë time dhe të Qeverise që unë kryesoj për t’i zgjedhur e intensifikuar më tej marrëdhëniet tona, unë besoj fort se tashmë ekzistojnë të gjitha mundësitë dhe potencialet për ndërmarrje të rëndësishme e projekte të guximshme në shumë sektorë, përfshirë përballjen e përbashkët me COVID-19. Këto ndërmarrje do t’i kontribuojnë përmirësimit të jetës dhe përparimit e integrimit më të shpejtë të shqiptarëve”, ka shkruar tutje ai.
Top Channel