Çupi rihap dyshimet për një komplot ndaj Tom Doshit. Ilir Meta ka dashur ta vrasë

24/03/2021 17:40

Analisti Frrok Çupi ka rikthyer në vëmendje përplasjet mes Tom Doshit dhe Ilir Metës duke kujtuar dyshimet e forta për një komplot ndaj kandidatit për deputet nga presidenti.

Në “Top Talk”, Çupi thotë se ishte targetuar për tu ekzekutuar nga Ilir Meta pasi ishin angazhuar disa persona për të kryer vrasjen dhe për këtë cështje thekson se duhet të nisin hetimet.

Çupi: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë thotë se sovraniteti i popullit sigurohet përmes sovranitetit të parlamentit. Deputeti, si i Shqipërisë, ashtu dhe Amerikës nuk mund të ndikohet përmes lobimeve të tjera. Askush prej deputetëve, nëse do të ruhet sovraniteti i popullit, do të thotë që të mos ndodhet nën trysni.

Një cështje tjetër është se mesa shikoj unë ka një problem politik që ka percepituar tek Tom Doshi. Kjo do të thotë se përplasja mes krimit dhe jo krimit është përqendruar tek Toma. Është një viktimë e krimit, është një viktimë politike. Tom Doshi është një person, një deputet, i cili ishte targetuar për tu ekzekutuar prej Ilir Metës. Ju e dini historinë dhe ishin angazhuar disa vrasës me apo pa pagesë.

Ndërkohë u vra një bankier shumë i famshëm, ndodhën shumë ngjarje, për të cilat investigimi duhet të fitojë. Ne ndodhemi në kohën kur mbi Tom Doshin ka fituar pjesa që e ka sulmuar. Nëse Tom Doshi do të shpallet fajtor, atëherë duhen fakte.

Dyrnjaja: Çfarë do e dëmtonte fakti që Tom Doshi nuk është më në parlament? Ka ndonjë problem në këtë rast? Duhet të jetë patjetër në parlament?

Çupi: Atëherë nuk duhet të jetë patjetër? Sepse Toma është zgjedhur nga njerëzit dhe nëse njerëzit e votojnë, do të thotë se duhet të vijë në parlament. Mund të mos jetë Toma, por përse të mos jetë? Ne duhet të na shpjegojë pjesa tjetër se ka ngarkesën e provës, ka barrën e provës. Ai duhet të jetë në parlament sepse e zgjedhin njerëzit.  

Top Channel